- 26 Janar, 2023
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme
Pa Komente

18.01.2023, Prishtinë
Pas disa orësh punë intensive, ekipet e NP “Termokos” kanë arritur, që të sanojnë dëmtimin e kabllit optik në rrjetin e kogjenerimit dhe të rikthejnë furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.
Si pasojë e dëmtimit të kabllit optik, i cili mundëson komunikimin në mes stacionit për prodhimin e energjisë termike në hapësirat e Termocentralit Kosova B me stacionin për pranimin e ngrohjes në “Termokos”, për disa orë ishte ndërprerë furnizimi me ngrohje.
NP “Termokos” falenderon të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin, që kanë treguar për shkak të këtyre problemeve, që janë paraqitur në furnizimin e rregullt deri në rikthimin e plotë të ngrohjes!